Qytetarët në Suharekë nuk i ndalin ahengjet, policia ndërhyn sërish

Kështu bën të ditur raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës dërguar mediave, sipas së cilit edhe përkunër thirrjeve të institucioneve për mos mbajtjen e ahengjeve, një gjë e tillë nuk po respektohet nga ana e qytetarëve.

Ashtu si edhe ditëve të kaluara, Policia e Kosovës mbrëmjen e së martës ka intervenuar për ndërprerjen e një ahengu familjar në Suharekë.

Sipas raportit rreth orës 23:10 i dyshuari mashkull kosovar kishte organizuar aheng familjar.

Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit dhe është liruar në procedurë të rregullt thuhet ndër te tjera në raport.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.