Qytetarët e Suharekës po ndihen të rrezikuar nga gropat

20.04.2019

Gropat në rrugët e Komunës së Suharekës dhe vonesat në riparimin e tyre, po u shkaktojnë telashe të mëdha qytetarëve. Thonë se përveç dëmeve që kanë po ndihen të rrezikuar edhe nga automjetet që mundohen të mënjanojnë gropat. Qytetarëve po u shkaktohen edhe dëme materiale në automjetet e tyre, po ashtu po rrezikojnë edhe qytetarët. […]

Qytetarët e Suharekës po ndihen të rrezikuar nga gropat Foto: Ilustrim

Gropat në rrugët e Komunës së Suharekës dhe vonesat në riparimin e tyre, po u shkaktojnë telashe të mëdha qytetarëve.

Thonë se përveç dëmeve që kanë po ndihen të rrezikuar edhe nga automjetet që mundohen të mënjanojnë gropat.

Qytetarëve po u shkaktohen edhe dëme materiale në automjetet e tyre, po ashtu po rrezikojnë edhe qytetarët.

Nga një raportim i një qytetari në ndreqe.com, shihet se janë disa gropa në asfalt ku për të lëvizur duhet të mënjanojnë gropat të dalin në trotuarë

Këto gropa më saktësisht ndodhen afër shkollës teknike “Skender Luarasi” në Suharekë.