Punëtori i një banke në Suharekë hasë në 100 euro të falsifikuara në bankomat

Të enjtën punëtori i një banke ka raportuar në Policinë e Suharekës për para që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të enjtën rreth orës 08:45 një punëtor i një banke ka raportuar në Policinë e Suharekës se gjatë shkarkimit të bankomatit ka vërejtur një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar.

SuharekaOnline mëson se rasti në fjalë është duke u hetuar nga policia.

Ndryshe, rastet e raportimeve për parave të falsifikuara në Komunën e Suharekës kanë qenë mjaftë të shpeshta kohëve të fundit, theksojmë se nga njoftimet e policisë parat e dyshuara që janë të falsifikuara kryeshit kanë qenë në vlerë prej 100 eurosh.

RAPORTO