Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ngritur 4 aktakuza kundër 5 personave të dyshuar

16.03.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 34 aktakuza kundër 43 personave, për vepra të ndryshme penale.   Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 4 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 5 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 personave të dyshuar për vepra të […]

Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ngritur 4 aktakuza kundër 5 personave të dyshuar Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 34 aktakuza kundër 43 personave, për vepra të ndryshme penale.  

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 4 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 5 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 4 aktakuza kundër 5 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).      

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”” thuhet në njoftimin e prokurorisë.