Prokuroria ngrit 79 aktakuza për 24 orë

Prokuroria ngrit 79 aktakuza për 24 orë
Çlirim Gashi

27.08.2019 / Kronika

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 79 aktakuza kundër 92 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tre persona, si dhe janë bërë pesë  kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë personave, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale, njofton kumtesa.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 39 aktakuza kundër 44 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 10 aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një  persona të dyshuar për veprën penale “Aksident me fatalitet”. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurori të shtetit. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar një kërkesë për caktimin e paraburgimit, ndaj një të pandehuri për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, si dhe ka ngritur një  aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një  kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një  personi dhe ka ngritur pesë aktakuza, kundër nëntë ) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu, janë ngritur nëntë  aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një  aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka bërë një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një  personi, si dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale.

RAPORTO