05.09.2019, 11:51

Prokuroria ngrit 34 aktakuza dhe janë ndaluar 13 persona për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 34 aktakuza kundër 39 personave, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë tetë kërkesa për caktimin e paraburgimit të 13 personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një  kërkesë për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë kundër një të pandehuri nga neni 277, 364 dhe neni 302.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë  persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë katër kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për shtatë  persona, si dhe një  kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak për një person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë  aktakuza kundër shtatë  personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy  persona, si dhe ka paraqitur dy  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër  të pandehur në dy raste të ndara.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet një armë në fshatin Duhël të Suharekës

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur pesë  aktakuza kundër gjashtë  personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy  aktakuza, ndaj 2 personave, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre  persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, një  kërkesë për caktimi e masës së paraburgimit ndaj një  personi tdyshuar dhe ka ngritur 13 aktakuza, kundër 15 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy  aktakuza kundër dy  personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, për veprën penale “Vjedhje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur katër aktakuza kundër pesë  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy  aktakuza kundër dy  personave për vepra të ndryshme penale. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.