Prokuroria në Prizren brenda 48 ore ngrit 7 aktakuza, 5 persona të ndaluar

10.11.2020

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 65 aktakuza, kundër 96 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona të dyshuar. Gjithashtu janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 4 personave të dyshuar, për […]

Prokuroria në Prizren brenda 48 ore ngrit 7 aktakuza, 5 persona të ndaluar Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 65 aktakuza, kundër 96 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona të dyshuar.

Gjithashtu janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 4 personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa vetëm nga Prokuroria Themelore në Prizren brenda 48 orëve të fundit janë ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar 5 persona për 48 orë dhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)” thuhet në njoftim.