Prokuroria në Prizren brenda 24 ore ngrit 16 aktakuza kundër 19 personave

18.11.2020

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetedy (82) aktakuza, kundër nëntëdhjetegjashtë (96) personave, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë […]

Prokuroria në Prizren brenda 24 ore ngrit 16 aktakuza kundër 19 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetedy (82) aktakuza, kundër nëntëdhjetegjashtë (96) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).