Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ngrit 5 aktkuza kundër 7 personave

Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ngrit 5 aktkuza kundër 7 personave
Eurolinda Zenelaj

30.03.2021 / Kronika

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 88 aktakuza kundër 105 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 17 persona të dyshuar, janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave të pandehur, si dhe janë bërë tri kërkesa për sekuestrim. 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 5 aktakuza kundër 7 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjtihshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” ,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” ,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

RAPORTO