Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ngrit 14 aktakuza kundër 19 personave

01.04.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 141 aktakuza kundër 202 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 14 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 9 personave. Prokuroria Themelore […]

Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ngrit 14 aktakuza kundër 19 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 141 aktakuza kundër 202 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 14 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 9 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 17 aktakuza kundër 19 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), raporton SuharekaOnline.   

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.  
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”, 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” ,
 Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” ,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi Seksual” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”  ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
 Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Grabitja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”” thuhet në njoftimin e prokurorisë .