Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ndalon 4 persona dhe kërkon paraburgim për një tjetër

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 80 aktakuza kundër 109 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 9 persona, si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 2 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë ndalimin 4 personave të dyshuar për 48 orë.

Tutje bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e paraburgimit për 1 person.

Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur 12 aktakuza kundër 17 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

RAPORTO