Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ndalon 4 persona dhe kërkon paraburgim për një tjetër

Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ndalon 4 persona dhe kërkon paraburgim për një tjetër

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit janë ndaluar 19 persona dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 3 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë ndalimin e 4 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë ndalimin e dy (2) personave, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë ndalimin e një (1) personi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë ndalimin e një (1) personi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

RAPORTO