Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur 8 aktakuza

Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur 8 aktakuza
Eurolinda Zenelaj

25.03.2021 / Kronika

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 73 aktakuza kundër 76 personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 26 persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, raporton SuharekaOnline.

Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur 8 aktakuza kundër 9 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

RAPORTO