Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur 10 aktakuza

Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur 10 aktakuza
Eurolinda Zenelaj

23.03.2021 / Kronika

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 68 aktakuza kundër 81 personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 15 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 3 personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar

Poashtu kjo prokurori gjatë ditës së hënë ka ngritur 10 aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale. 

RAPORTO