Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar një person dhe ka kërkuar paraburgim për një tjetër

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 63 aktakuza kundër 81 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 23persona, si dhe janë bërë 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 3 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person për 48 orë si dhe ka bërë 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit për 1 person.

Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur 5 aktakuza kundër 6 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

RAPORTO