Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar një person dhe ka kërkuar paraburgim për një tjetër

14.04.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej 47 aktakuza, kundër 63 personave për vepra të ndryshme penale.  Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar për 48 orë gjithsej 12 persona të dyshuar dhe ka bërë 3 kërkesa për caktimin e masës se […]

Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar një person dhe ka kërkuar paraburgim për një tjetër Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej 47 aktakuza, kundër 63 personave për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar për 48 orë gjithsej 12 persona të dyshuar dhe ka bërë 3 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një 3 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person si dhe ka kërkuar paraburgim për një tjetër, i dyshuar për veprën “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëshit të fundit ka ngritur 8 aktakuza kundër 11 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.  

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”, 
Një (1) aktakuzë kundër tre  (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor ,    
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,  
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”” thuhet në njoftimin e prokurorisë.