Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar një person dhe ka kërkuar paraburgim për dy të tjerë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë 19 persona për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 10 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 17 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për 48 orë, raporton SuharekaOnline.

Gjithashtu Prokuroria Themelore në prizren ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për 2 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

RAPORTO