Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar dy persona të dyshuar

Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar dy persona të dyshuar

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 12 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 5 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 6 personave. 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy persona dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”” thuhet në njoftimin e prokurorisë. 

RAPORTO