Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar 3 persona dhe ka kërkuar paraburgim për një tjetër

Prokurori i shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë nëntë persona.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa për caktimin e tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë ndalimin e tre personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 i KPRK-së.

RAPORTO