Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar 2 persona dhe ka ngritur 7 aktakuza

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 33 aktakuza kundër 37 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 13 persona, si dhe janë bërë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 5 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe
një kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor për një person.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, kjo prokurori në 24 orëshin e fundit ka ngritur 7 aktakuza kundër 10 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

RAPORTO