Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ngrit 4 aktakuza kundër 7 të tjerëve

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

13.10.2021 / Kronika

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ngrit 4 aktakuza kundër 7 të tjerëve
Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.


Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *