Prokuroria e Prizrenit ngrit 14 aktakuza kundër 17 personave

15.12.2021

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 14 aktakuza kundër 17 personave Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi i mbetur në tentativë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë ose të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.