Prokuroria e Prizrenit ngrit 11 aktakuza kundër 21 personave dhe ndalon dy të dyshuar

27.08.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë (70) aktakuza kundër tetëdhjetegjashtë (86) personave, për vepra të ndryshme penale.  Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar, janë paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dymbëdhjetë (12) personave të dyshuar […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 11 aktakuza kundër 21 personave dhe ndalon dy të dyshuar Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë (70) aktakuza kundër tetëdhjetegjashtë (86) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar, janë paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dymbëdhjetë (12) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale. 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur  një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti kanë kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur  një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për për dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”.