Prokuroria e Prizrenit ngrit 11 aktakuza kundër 20 personave

Prokuroria e Prizrenit ngrit 11 aktakuza kundër 20 personave
Fisnik Sadiku

23.06.2021 / Kronika

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetepesë (65) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë (9) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Prokuroria Themelore Prizren
Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëzet (20) personave për këto vepra penale: 
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Detyrimi” dhe “Fajdeja”.

LEXO EDHE:  Prokurori i Shtetit ngrit 93 aktakuza kundër 109 personave, ndalon 16 të tjerë dhe kërkon paraburgimin e dy personave

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit