Prokuroria e Prizrenit ngrit 11 aktakuza kundër 12 personave të dyshuar

31.03.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 87 aktakuza kundër 97 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 21 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 12 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 17 personave.  Prokuroria Themelore […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 11 aktakuza kundër 12 personave të dyshuar Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 87 aktakuza kundër 97 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 21 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 12 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 17 personave. 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

”Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi Seksual” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”” thuhet në njoftimin e prokurorisë.