Prokuroria e Prizrenit ndalon tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Prokuroria e Prizrenit ndalon tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale
Eurolinda Zenelaj

10.03.2021 / Kronika

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur 41 aktakuza kundër 46 personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 14 persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona për 48 orë dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale. 

”Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”” thuhet në njoftim.

Ndërsa, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se ka ngritur 10 aktakuza kundër 14 personave, për këto vepra penale.

”Tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” ,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”” thuhet tutje në njoftim.

RAPORTO