Prokuroria e Prizrenit ndalon për 48 orë 7 persona dhe ngrit 6 aktakuza kundër 8 të tjerëve

05.08.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tridhjetedy (32) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj katër (4) personave.  Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzeteshtatë […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon për 48 orë 7 persona dhe ngrit 6 aktakuza kundër 8 të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tridhjetedy (32) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj katër (4) personave. 

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, kundër tridhjeteshtatë (37) personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 ore shtatë (7) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, shtatë (7) persona, në dy raste të ndryshme për shkak të dyshimit të bazuar se gjashtë (6) prej të dyshuarve kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, ndërsa një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.