Prokuroria e Prizrenit ndalon për 48 orë 4 persona dhe ngrit 3 aktakuza kundër 4 personave

16.06.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 59 aktakuza kundër 68 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 9 persona të dyshuar, janë paraqitur 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 personave, si dhe, janë bërë 4 kërkesa për […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon për 48 orë 4 persona dhe ngrit 3 aktakuza kundër 4 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 59 aktakuza kundër 68 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 9 persona të dyshuar, janë paraqitur 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 personave, si dhe, janë bërë 4 kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë 4 persona të dyshuar për veprat penale ”Fajdeja”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Mashtrimi” dhe “Detyrimi”.

Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur 3 aktakuza kundër 4 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime te Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 4 persona të dyshuar.
Personi i parë i arresuar, dyshohet se ka kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Dhënia e ryshfetit”.
Personi i dytë i arrestuar, dyshohet për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.
Personi i tretë i arrestuar, dyshohet për veprën penale të “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ndërsa, personi i katërt i arrestuar dyshohet se ka kryer veprën penale të “Mashtrimit”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur 3 aktakuza kundër 4 personave për vepra të ndryshme penale.
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një aktakuzë kundër dy personave për veprat penale “Vjedhja” dhe Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.