Prokuroria e Prizrenit ndalon për 48 orë 3 persona dhe ngrit 5 aktakuza kundër 7 të tjerëve

10.08.2021

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar njëzetegjashtë (26) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon për 48 orë 3 persona dhe ngrit 5 aktakuza kundër 7 të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar njëzetegjashtë (26) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.