Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar

08.11.2021

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në gjashtë raste të ndara.

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, me urdhër arrest, për veprën penale “Mashtrimi” dhe gjashtë (3) persona, në katër raste të ndara, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kanë ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar me dyshimin e veprave penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe dy (2) persona për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat  penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në gjashtë raste të ndara. Tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1)  person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,  një (1)  person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.