Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar dhe ngrit 8 aktakuza kundër 8 të tjerëve

16.11.2021

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar dhe ngrit 8 aktakuza kundër 8 të tjerëve Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi seksual”.