Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar dhe ngrit 7 aktakuza kundër 9 personave

12.10.2021

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohen të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar dhe ngrit 7 aktakuza kundër 9 personave Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.  Nga kërkesa e parë janë sekuestruar një kamion i tipit “Mercedes’’, masa drusore, dru teknik e llojit breu, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 3.05m³. Nga kërkesa e dytë janë sekuestruar, letra të ndryshme bixhozi, çipa të ndryshëm bixhozi, si dhe një I-Phone 6, ngjyrë ari pa nr. Serik. Ndërkaq, nga kërkesa e tretë janë sekuestruar,  një automjet Golf II,   një motor sharrë e markës STIHL, si dhe masa drusore, dru e njomë e llojit AHU për djegie, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 0.70m³.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:    
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.