Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar dhe kërkon paraburgimin e dy personave

15.11.2021

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar dhe kërkon paraburgimin e dy personave Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.