Prokuroria e Prizrenit ndalon një person të dyshuar për dhunë në familje

18.03.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 47 aktakuza kundër 56 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 21 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 5 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 personave të dyshuar për vepra të ndryshme […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person të dyshuar për dhunë në familje Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 47 aktakuza kundër 56 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 21 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 5 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi për veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, të parapara në nenin 3 paragrafit 3 të Ligjit Nr. 05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 12 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).      

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Ppërgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” .

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja” ,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi  për veprën penale “Vjedhja e rëndë” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi  për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”” thuhet në njoftimin e prokurorisë.