Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe ngrit 5 aktakuza kundër 5 personave

22.05.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 66 aktakuza kundër 72 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 personave. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe ngrit 5 aktakuza kundër 5 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 66 aktakuza kundër 72 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person dhe ka ngritur 5 aktakuza kundër 5 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancavepsikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 5 aktakuza kundër 5 personave, për këto vepra penale:
Dy aktakuza kundër dy personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Kanosja” ,
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” .