Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe ngrit 18 aktakuza kundër 24 të tjerëve

30.07.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenëntë (109) aktakuza kundër njëqindetridhjetekatër (134) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar, si dhe, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi. […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe ngrit 18 aktakuza kundër 24 të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenëntë (109) aktakuza kundër njëqindetridhjetekatër (134) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar, si dhe, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëznjeztekatër (24) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Peshkimi i kundërligjshëm”;
Dy (2) aktakuza kundër gjashte (6) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fillimi i procedurës penale për  veprat penale kundër pasurisë”.