Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe kërkon paraburgim për 9 të tjerë

26.07.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe kërkon paraburgim për 9 të tjerë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë (9) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2( persona të dyshuar për veprën penale