Prokuroria e Prizrenit ndalon dy të dyshuar dhe kërkon paraburgimin e një personi

03.12.2021

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy të dyshuar dhe kërkon paraburgimin e një personi Foto: Ilustrim

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Kanosja” ndërsa, tjetri veprën penale “Sulmi”sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.