Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona të dyshuar brenda 48 ore, njëri nga Vraniqi i Suharekës

08.12.2020

Prokurori i Shtetit njofton se brenda 24 ore ka ngritur 29 aktakuza kundër 31 personave. Prokurori i Shtetit gjithashtu njofton se brenda 24 ore janë ndaluar 10 persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona të dyshuar brenda 48 ore, njëri nga Vraniqi i Suharekës Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se brenda 24 ore ka ngritur 29 aktakuza kundër 31 personave.

Prokurori i Shtetit gjithashtu njofton se brenda 24 ore janë ndaluar 10 persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).       

Rikujtojmë se dje është arrestuar një person i dyshuar nga fshati Vraniq i Suharekës i cili dyshohet se ka kryer veprën “dhunë në familje” dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Departamenti i Përgjithshëm ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” ” thuhet edhe në njoftimin e prokurorit.