Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona, kërkon paraburgim për një tjetër dhe ngrit 17 aktakuza

10.06.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 50 aktakuza, kundër 61 personave, për vepra të ndryshme penale. Poashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 15 persona të dyshuar, si dhe janë bërë 10 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 11 persona, […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona, kërkon paraburgim për një tjetër dhe ngrit 17 aktakuza Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 50 aktakuza, kundër 61 personave, për vepra të ndryshme penale.

Poashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 15 persona të dyshuar, si dhe janë bërë 10 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 11 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona, ka kërkuar paraburgim për një person dhe ka ngritur 17 aktakuza kundër 17 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një të mitur, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.            
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par. 4 të KPRK-së.        

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 i KPRK-së.
  
Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 17 aktakuza kundër 17 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.

Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.       
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Ngacmimi” nga neni 182 i KPRK-së.        
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së.     
Dy aktakuza kundër dy personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.      
Dy aktakuza kundër dy personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.     
Tri aktakuza kundër tre personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.  
Dy aktakuza kundër dy personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.      
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme” nga neni 319 i KPRK-së.        
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së.     
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje” nga neni 359 i KPRK-së.  
Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.