Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona dhe kërkon paraburgimin e tre tjerëve

26.11.2021

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë njëzet (20) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktim të paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë tre (3) kërkesa për sekuestrimin e tre (3) kamionëve […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona dhe kërkon paraburgimin e tre tjerëve Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë njëzet (20) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktim të paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë tre (3) kërkesa për sekuestrimin e tre (3) kamionëve dhe 13,97 m³ masë drusore të cilat dyshohen të jenë përfituar nga vepra penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4 sipas KPRK-së. Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4 sipas KPRK-së. Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.