Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona dhe kërkon paraburgimin e tre të tjerëve

25.10.2021

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, është raportuar një vdekje e dyshimtë në QKUK. Me urdhër të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona dhe kërkon paraburgimin e tre të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, është raportuar një vdekje e dyshimtë në QKUK. Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion, në IML.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të ndaluarit ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa i ndaluari i dytë ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së..

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Kanosje me armë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.