Prokuroria e Prizrenit ndalon 6 persona të dyshuar

11.01.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 6 persona të dyshuar Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .

Po ashtu, nga ky departament janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej për 48 orëve, në tri raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se i ndaluari i parë ka kryer veprën penale “Kanosja”, i ndaluari i dytë ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”, ndërsa i ndaluari i tretë ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.