Prokuroria e Prizrenit ndalon 6 persona dhe ngrit 7 aktakuza kundër 9 personave

08.06.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 41 aktakuza, kundër 58 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 16 persona të dyshuar, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 8 […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 6 persona dhe ngrit 7 aktakuza kundër 9 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 41 aktakuza, kundër 58 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 16 persona të dyshuar, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 8 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 6 persona dhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 9 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 i KPRK-së.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 240 i KPRK-së.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë” nga neni 313 – 28 të KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 7 aktakuza kundër 9 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.

Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Një aktakuzë kundër një personi, për veprat penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.
Një aktakuzë kundër tre personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.
Një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPRK-së.