Prokuroria e Prizrenit ndalon 6 persona dhe ngrit 5 aktakuza kundër 5 personave

08.07.2021

Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet (40) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe, janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 6 persona dhe ngrit 5 aktakuza kundër 5 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet (40) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe, janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, ka bërë (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona të dyshuar në dy raste të ndara për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”  sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.