Prokuroria e Prizrenit ndalon 6 persona dhe kërkon paraburgim për një tjetër

21.07.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave. Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 6 persona dhe kërkon paraburgim për një tjetër Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara:

Në rastin e parë, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Ndërsa, në rastin e dytë një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) të dyshuar, në tri raste të ndara.

Në rastin e parë është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

Në rastin e dytë është ndaluar një (1) person i dyshuar, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprat penale “Tregtia e ndaluar” dhe “Shmangia nga tarifat e detyrueshme doganore”;

Ndërsa, në rastin e tretë janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, nën dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.