Prokuroria e Prizrenit ndalon 5 të dyshuar dhe ngrit 3 aktakuza kundër 5 të tjerëve

19.11.2021

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetepesë (25) persona për 48 orë, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë (9) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 5 të dyshuar dhe ngrit 3 aktakuza kundër 5 të tjerëve Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetepesë (25) persona për 48 orë, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë (9) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, lidhur me rastin e tentim-grabitjes dhe plagosjes së dy personave në njërën prej argjendarive në Prizren. Personi i parë i ndaluar dyshohet se ka kryer veprën penale “Ndihma në grabitje”, ndërsa dy të ndaluarit tjerë dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Grabitja” në tentativë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ,“Grabitja”, “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”dhe veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste të ndryshme. Personi i parë është ndaluar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”, ndërsa personi i  dytë është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për veprat penale si në vijim: “Ndihma në grabitje”, “Grabitja në tentativë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ,“Grabitja”, Sulmi ndaj personit zyrtar” Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”dhe veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjene e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dytre (3) personave për veprën penale “Cënimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.