Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 të dyshuar dhe ngrit 7 aktakuza kundër 9 personave

14.09.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se ka ngritur shtatëdhjetedy (72) aktakuza, kundër njëqindekatër (104) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 të dyshuar dhe ngrit 7 aktakuza kundër 9 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se ka ngritur shtatëdhjetedy (72) aktakuza, kundër njëqindekatër (104) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar katër (4) persona, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Departamenti për Krime të rënda, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprat penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Ngasja në gjendje të paaftë ose të dehur”.

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,      
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.