Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona dhe ngrit 5 aktakuza kundër 10 personave

26.06.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për vepra të ndryshme penale.  Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë (9) personave të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona dhe ngrit 5 aktakuza kundër 10 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë (9) personave të dyshuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).                      

Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 i KPRK-së dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.         

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për këto vepra penale: 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.