Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona dhe ngrit 10 aktakuza kundër 17 të tjerëve

23.12.2021

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mashtrim me […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona dhe ngrit 10 aktakuza kundër 17 të tjerëve Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mashtrim me subvencione“, nga neni 324, paragrafi 1 të KPRK-se, dhe “Dhënie e ryshfetit“, nga neni 422 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, në tri raste të ndryshme, për veprat penale: “Mashtrimi”, “Kalimi i paautorizuar i kufirit ose vijës kufitare” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.